Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe të gjithë popullit turk, pas rrëzimit të një avioni ushtarak,
“Ngushëllimet tona të thella për Presidentin Erdogan, Forcat e Armatosura Turke dhe popullin e Turqisë pas rrëzimit tragjik të një avioni ushtarak. Kosova qëndron në solidaritet me aleatin tonë Turqinë në këtë kohë të vështirë”, shkroi Osmani në X.
Our profound condolences to President @RTErdogan, the Turkish Armed Forces, and the people of Türkiye following the tragic crash of a military aircraft.
Kosovo stands in solidarity with our ally Türkiye in this difficult time. 🇽🇰🇹🇷
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 11, 2025
Kujtojmë se një aeroplan ushtarak turk C-130, me të paktën 20 persona në bord, u rrëzua në Gjeorgji të martën, pasi u ngrit nga Azerbajxhani.
Numri i viktimave dhe shkaku i incidentit nuk u bënë menjëherë të qarta, shkruan Reuters.
Videoja fillestare nga vendi i ngjarjes pranë kufirit me Azerbajxhanin tregonte copa metali të përdredhura, me pjesë të trupit të avionit ende në flakë dhe tym të errët që ngrihej në qiell.
BREAKING: Tragic mid-air breakup of Turkish C-130 cargo plane near Azerbaijan-Georgia border! Shocking video shows the Hercules disintegrating search & rescue underway with no word on crew.
Heartbreaking loss for Turkey-Azerbaijan ties.
RIP brave souls. What caused this… pic.twitter.com/1EnbHWcXuF
— Arshad (@im__Arshu) November 11, 2025
LEXO EDHE:
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...
Vëllaznimi mbetet pa lojtarin kryesor Marques Warrick