Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po viziton vendet e prekura nga vërshimet katastrofale.
Pas Klinës, ajo po viziton Skenderajn, ku foli rreth gjendjes së tanishme.
“Me kryetarin e komunës i vizituam zonat e prekura nga këto vërshime, do të jemi edhe në Mitrovicë. Që nga mbrëmë jemi vazhdimisht në kontakt me institucionet relevante. Prioritet mbi prioritetet ka qenë shpëtimi i jetëve dhe tani do të punojmë me komunat që të sanohet dëmi që është shkaktuar”, tha Osmani për klankosova.
Osmani tha se siç dëgjoi në Klinë dhe Skenderaj, këto janë vërshime që nuk janë parë ndonjëherë më herët.
“Natyrisht dëmi është i madh, por do t’i bashkojmë forcat dhe do t’ia dalim dalim mbanë”, u shpreh presidentja.
“Jemi në komunikim me FSK-në, përfshirë gjatë ditës, dhe siç e dini, FSK ka njësitet më të specializuara për kërkim-shpëtim. Prioritet është shpëtimi i jetëve qytetare, kudo dhe kurdo që ka nevojë, ushtria të jetë at”, shtoi e para e vendit.
Edoni dhe Kenani përballë njëri-tjetrit, Juventus iu dëshiro...
“Gjithë kombi po brohoret për ju”, Ambasadorja Ziv mbështet ...
Ish-krerët e UÇK-së pritet ta përcjellin Kosovën nga Haga
Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik
Shtohen masat e sigurisë për ndeshjen Kosovë-Turqi, bllokohe...
“Jemi me ju”, Osmani i jep forcë Dardanëve për ndeshjen e ma...