Osmani nga Brukseli: S’dua të krijoj pritshmëri për liberalizim

09:35 | 23 Qershor 2022
A Z

Presidentja Vjosa Osmani nga Brukseli para gazetarëve ka thënë se nuk ka pritshmëri për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Unë shkoj gjithmonë atje (BE) me shpresë, por pa shumë pritshmëri. Le të shpresojmë se nuk do të jetë një tjetër zhgënjim”, tha Osmani.

Liderët e Bashkimit Europian do të mblidhen në Bruksel sot dhe nesër, ku do të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e bllokut.

Samiti pritet t’i japë Ukrainës statusin e vendit kandidat, ndërsa një vendim pritet edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. /arbresh.info/