Në Luzernë të Zvicrës ka nisur sot një takim dyditor lidhur me arritjen e paqes në Ukrainë. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin e Paqes që po mbahet në Bürgenstock, afër Lucernit, në Zvicër.
Ajo është pritur nga presidentja e Zvicrës, Viola Amherd dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në Samitin e Paqes për Ukrainën.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha gjatë një konference shtypi me presidenten zvicerane Viola Amherd, se në këtë takim do të “shkruhet historia, Rusia nuk merr pjesë.
Flamuri i Kosovës në mesin e flamujve të shteteve pjesëmarrëse në Samitin e Paqes për Ukrainën që do t`i zhvillojë punimet më 15-16 qershor.
Presidentja Osmani e përfaqëson Kosovën dhe do të jetë në mesin e 100 liderëve nga mbarë bota.
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet ...
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...