Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se në Prekazin heroik u zhvillua beteja e papërsëritshme.
Osmani gjatë fjalimit të saj në kazermën “Adem Jashari” tha se kjo familje fortifikuan kullën e tyre sepse kulla e tyre ishe Kosova.
“Ne Prekazin heroik u zhvillua beteja e papërsëritshme. Kjo familje fortifikuan kullën e tyre sepse kulla e tyre ishe Kosova. Me mijëra djem e vajza u bashkuan që Kosova të frymonte e lirë”, tha presidentja.
Osmani përshëndeti ushtarët që janë jashtë vendit, ajo tha se shërbimin ndaj atdheut e kemi obligim të gjithë.
“Nder e respekt për veteranët e UÇK-së dhe familjeve të veteranëve. Plagët e Kosovës janë ende të freskëta. Nga ky manifestim një përshëndetje të veçantë për ushtarakët tanë që janë jashtë vendit. Një falënderim i veçantë për shtetet tona ndërkombëtare. Shërbimin ndaj atdheut e kemi obligim të gjithë”, u shpreh komandantja supreme.
Osmani përmendi edhe këngën “Mora fjalë”, ku tha se është një thirrje që është bërë një aspiratë e brezave të tërë që përmbledh rrugëtimin tonë historik për heronjtë
“ Të nderuar të pranishëm kur dëgjojmë këngën ‘Mora fjalë’ kuptojmë se ajo është më shumë se një melodi është një thirrje që është bërë një aspiratë e brezave të tërë që përmbledh rrugëtimin tonë historik për heronjtë tanë që guxuan ta ndezin flakën e lirisë mbi ditët më të errëta”, tha Osmani./Arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër