Një javë pas sulmit terrorist në veri, ku një grup kriminal serb sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, presidentja Vjosa Osmani edhe njëherë tha se Serbia më 24 shtator ka kryer akt agresioni dhe se po përgatitet të kryejë një tjetër, duke dërguar ushtrinë afër kufirit.
Osmani, në një intervistë për La Repubblika, tha se ajo që ka ndodhur më 24 shtator është e paprecedentë.
“Ka prova të pakundërshtueshme se Serbia ka kryer një akt agresioni më 24 shtator dhe po përgatitet të kryejë një akt tjetër duke forcuar forcat e armatosura dhe artilerinë në kufirin me Kosovën. Është diçka ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vitet e fundit, e paprecedentë”, ka deklaruar presidentja Osmani./rtk
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...
Bie çmimi i naftës në Shqipëri, ndryshon edhe benzina
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...
Tërnava lutet për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga: ...
Kurti nis takimin me kongresistët amerikanë
Gjenerali amerikan takon komandantin e FSK-së: Përkushtim pë...