Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vizituar sot Gllogjanin për 27-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani tha se nderon dhe përkulet para dëshmorëve Himë Haradinaj, Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetaj, që dhanë jetën në këtë datë, përcjell Arbresh.info
Postimi i plotë:
Në këtë përvjetor të lavdishëm, ishim në Gllogjan që të kujtojmë dhe nderojmë Epopenë e Dukagjinit, një nga momentet më të ndritura të luftës sonë për liri. Në themelet e Kosovës së pavarur qëndron sakrifica e heronjve të UÇK-së, e familjes Haradinaj dhe e të gjithë atyre që u ngritën kundër padrejtësisë, e për lirinë dhe shtetin tonë.
Me nderimin më të madh përkulemi para dëshmorëve Himë Haradinaj, Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetaj, që dhanë jetën në këtë datë, për të mos vdekur kurrë. Ata u bënë simbol i rezistencës, guximit dhe besimit në lirinë e Kosovës.
Në Kosovën e pavarur dhe sovrane, amaneti i heronjve na obligon ta ndërtojmë një shtet të fortë, dinjitoz, të përparuar e me aleanca të fuqishme. Liria është trashëgimia e tyre, e përgjegjësia jonë!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Nderim i përhershëm UÇK-së!/Arbresh.info
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...