Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 81-vjetorin e lindjes së Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, të cilin e ka cilësuar si “arkitekt të pavarësisë” dhe zë të arsyes në periudhat më të vështira të vendit.
Osmani theksoi se Rugova mbetet figurë unike e qëndresës dhe e vizionit për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike.
“Me urtësinë, kulturën politike dhe vizionin largpamës, Presidenti Rugova e ngriti çështjen e Kosovës në majat e diplomacisë botërore. Ai mbetet frymëzim i përhershëm, simbol i qëndresës dhe i ëndrrës së madhe për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike. Trashëgimia e Presidentit është testament për paqen, për shtetin sovran dhe të integruar në familjen euro-atlantike”, shkroi Osmani./Arbresh.info
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit