Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në sesionin e liderëve të Berlin Global Dialogue, ka theksuar rëndësinë e rolit të Kosovës brenda Bashkimit Evropian.
Ajo nënvizoi se pranisë së Kosovës në familjen evropiane i bashkohet një partner që nga përvoja e parë e kupton rrezikun që paraqesin forcat e dëmshme dhe që është i gatshëm të kontribuojë në mbrojtjen e vlerave demokratike.
Osmani theksoi gjithashtu se integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet të bazohet në merita.
“Integrimi mbi bazë merite i Ballkanit Perëndimor nuk është një proces bamirësie, por një zgjedhje strategjike për të gjithë Evropën,” deklaroi Presidentja.
Ajo theksoi se Kosova sjell inovacion, energji dhe talent të rinj që i nevojiten Evropës për të mbetur konkurruese dhe kohezive.
“Qëndresa dhe përkushtimi i vendit ndaj parimeve, përballë ndërhyrjeve të dëmshme, kontribuon në ndërtimin e një mburoje sigurie për tërë kontinentin,” shtoi Osmani.
Presidentja kujtoi edhe ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, duke theksuar se “nuk ishte vetëm fuqia ajo që kishte rëndësi, por parimi pas saj, ai që shpëtoi jetë njerëzish”.
Osmani u ndal edhe te qëndrimi i Kosovës ndaj agresionit rus në Ukrainë, duke theksuar se vendi qëndron krah për krah me Ukrainën, kontribuon në misionet e NATO-s jashtë vendit dhe ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke e cilësuar këtë si “një detyrë të përditshme për një vend të lindur nga lufta”.
“Vlerat për ne nuk janë luks, ato janë pasuri strategjike që e mbajnë gjallë një komb kur gjithçka tjetër është e pasigurt,” u shpreh ajo.
Në fund, Osmani theksoi se Kosova investon në demokraci dhe në kontribut global, përfshirë fuqizimin e grave dhe të rinjve përmes agjendës ‘Gratë, Paqja dhe Siguria’.
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...