Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Austri.
Osmani sot ka pranuar një çmim shumë të veçantë nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi.
Ajo ka pranuar “Çmimin e Evropës”.
Ky çmim prestigjioz i akorduar muaj më parë, do t’i dorëzohet Presidentes Osmani në një ceremoni të veçantë të organizuar në Vjenë. Ky çmim i ishte ndarë dy dekada më parë Presidentit Rugova, ndërkaq laureatë të tjerë të çmimit përfshijnë edhe Presidentin Ronald Reagan, Kancelaren Merkel etj.
Nga ky fonacion u theksua se ky çmim i ndahet Presidentes Osmani për “përkushtimin e saj të palëkundur ndaj raporteve me partnerët euroatlantikë, orientimin pro-evropian, forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...