Në Ditën e Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves dhe përfaqësues vendorë e ndërkombëtarë, kanë bërë homazhe për t’i nderuar pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë.
14 ushtarët britanikë që sakrifikuan jetën gjatë misionit në Kosovë, u vlerësuan si urë e fortë lidhjeje dhe dëshmi e miqësisë së përhershme ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Osmani theksoi se ata do të nderohen në çdo përvjetor, si kujtesë e rrugës së vështirë drejt lirisë dhe gjithashtu në shenjë falënderimi për rolin vendimtar të Mbretërisë së Bashkuar, në rrugën e Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.
IKSHPK: Cilësia e ajrit në Kosovë mbetet shqetësuese, Prisht...
Izraeli bombardon centralin bërthamor në Iran
Autorizohet pagesa e subvencioneve të mbetura bujqësore për ...
Prishtina dënohet me dy ndeshje pa praninë e shikuesve
APTAMIL 1 dhe APTAMIL 2 tërhiqen nga tregu
Rama i dërgon mesazh të fortë Vuçiqit: Nëse Kosova preket, p...