Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me ambasadorin italian Nicola Orlando.
Gjatë këtij takimi është biseduar për agjendën e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe zhvillimet aktuale politike në vend.
Osmani sipas njoftimit të zyrës për media të Kuvendit të Kosovës, ka vlerësuar mbështetjen e Italisë për shtetin e Kosovës dhe është angazhuar që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tej.
Në takim më ambasadorin italian, kryetarja Osmani ka folur edhe për procesin e dialogut me Serbinë.
“Dialogu është i rëndësishëm, por ne kërkojmë platformë të përcaktuar qartë”, ka thënë Osmani. Duke potencuar rolin e Kuvendit përgjatë procesit të dialogut, ajo ka thënë se për të gjitha çështjet që trajtohen duhet të raportohet në organin ligjvënës.
Ndërkaq ambasadori Orlando ka thënë se Italia mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, teksa ka vënë në spikamë edhe rolin e shteteve të Quintit në fazën në të cilën po kalon vendi./arbresh.info
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot