Osmani mohon pretendimet për trajtim të veçantë për fëmijët e saj në shkollë: “Policia nuk rri në klasë derisa fëmijët e mi mësojnë”

09:57 | 11 Shtator 2025
Q L

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj zërave që pretendojnë për trajtim të veçantë të fëmijëve të saj në institucione arsimore publike.

Gjatë një konference për media, Osmani theksoi se informacionet që qarkullojnë në publik janë të pavërteta.

“Policia nuk rrin kurrë në klasë derisa fëmijët e mi mësojnë në klasë,” deklaroi Osmani, duke hedhur poshtë çdo ide se siguria e shtuar ndikon në procesin mësimor për nxënësit e tjerë, shkruan Arbresh.info.

Ajo gjithashtu reagoi ndaj pretendimeve se fëmijët e saj po ndjekin mësimin të ndarë nga nxënësit e tjerë. “

Edhe kjo është një rrenë. Dje u tha që fëmijët e mi kanë mbajtur mësim ndaras fëmijëve të tjerë, gjë që absolutisht nuk është e vërtetë,” shtoi Osmani./Arbresh.info