Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka arsyetuar caktimin e datës 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, në mënyrë që t’i mundësohet votimi edhe mërgatës.
Në konferencën për media, Osmani tha se të gjitha partitë kanë thënë që s’janë kundër mërgatës dhe se mërgimtarët kanë të drejtë të barabartë për votë, ashtu sikurse edhe qytetarët që jetojnë në Kosovë.
E para e vendit tha se partitë duhet ta duan mërgatën edhe për zgjedhje, sikurse kur dërgojnë remitenca e investojnë në vend.
“’Të gjitha partitë kanë thënë që nuk janë kundër mërgatës. Pse po paragjykoni se mërgata është vetëm në favor të një partie. Këto janë zgjedhje të reja, partitë janë deklaruar se nuk janë kundër pjesëmarrjes së mërgatës. Si Presidente kam detyrim që të zgjedh një datë kur kemi pjesëmarrje më të madhe. Sipas Ligjit që e kanë miratuar po nga këto parti, mërgata ka të drejtë të barabartë për votë sikurse të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë”, tha Osmani.
Osmani tha se nëse mërgimtarët qëllojnë në Kosovë ditën e zgjedhjeve, janë të mirëseardhur.
“Ata kanë të drejtë…Nëse janë në Kosovë në atë datë, janë mëse të mirëseardhur. Se kur mërgata po investon në Kosovë, kur po dërgojnë remitanca në vlerë të buxhetit të Republikës së Kosovës, kur po investojnë në bizesese që po krijojnë vende të punës, të gjithë po i dojnë. Duhet t’i duan edhe kur vijnë me i vizitu familjet, edhe për datën e zgjedhjeve. Si Presidente, do ta mbroj të drejtën e tyre”, ka deklaruar Osmani.
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia