Derisa po qëndron në kryeqytetin gjerman, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar të premten me deputetët gjermanë Johannes Volkmann dhe Roderich Kiesewetter, si dhe me Mark Speich, sekretarin e përgjithshëm të Konrad Adenauer Stiftung.
Ajo deklaroi se takimet i pati të ndara me përfaqësuesit gjermanë dhe biseduan për bashkëpunimin dypalësh.
“Ritheksova përkushtimin e Kosovës për partneritet edhe më të ngushtë me Gjermaninë, nga siguria dhe mbrojtja, te zhvillimi ekonomik e inovacioni”, ka thënë Osmani.
Osmani pohoi se për takimet dhe për zhvillimet më të fundit në vend e më gjerë ka folur edhe në intervistat e realizuara sot me “Politico” dhe “Deutsche Welle”.
Presidentja dje pati një takim edhe me studentë gjermanë të Universitetit të Berlinit.
Para tyre foli për rrugëtimin e Republikës drejt Bashkimit Evropian, por edhe për fqinjin verior, të cilin e quajti dorë të zgjatur të Rusisë.
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan