Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, ka bërë të ditur se në Forumin e Paqes në Paris ka qenë e ftuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mirëpo ajo nuk ka mundur të marrë pjesë pasi ka prioritizuar vizitën në Riad të Arabisë Saudite, ku u ndërmjetësua njohja e Kosovës nga Siria.
Në një postim në rrjete sociale, Sadriu falënderoi Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Zonjën e Parë Brigitte Macron për ftesën dhe mikpritjen, duke shprehur njëkohësisht keqardhje për anulimin e vizitës.
“Falemnderim i veçantë për Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Zonjen e Parë, Brigitte Macron për ftesën në Paris Peace Forum dhe Ftesën për darkën tradicionale në Pallatin Elysee – një dëshmi e respektit dhe partneritetit të veçantë. Për shkak të agjendës së jashtëzakonshme në Riad të Arabisë Saudite, e cila rezultoi me njohjen nga Siria, Presidentja me keqardhje ka anuluar vizitën në Paris, duke prioritizuar takimet strategjike që do të fuqizojnë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës”, shkroi Sadriu.
Ndërkohë, Kosovën në Forumin e Paqes në Paris e përfaqësoi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili mori pjesë në darkën solemne të edicionit të 8-të të Forumit bashkë me bashkëshorten e tij, si mysafir i Presidentit Macron./Arbresh.info
Totaj pas fitores në Prizren: Jam uruar nga Abrashi e Zafa
Krasniqi: PDK e para, yllin tonë Arian Tahirin e mposhti apa...
Hasani pret delegacionin e Senatit spanjoll: Spanja, aleat i...
Abdixhiku: LDK ka fituar me ndershmëri, pa aparat shtetëror ...
Basha: RTK-ja e ka mbështetjen time të plotë, ta miratojmë r...
Punëtorët e RTK-së protestojnë, kërkojnë pagat e tyre