Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar në 23-vjetorin e vrasjes, Smajl Hajdarajn, deputetin, aktivistin politik dhe komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u vra pabesisht në një pritë më 17 janar 2002.
Osmani tha se ai nuk u ndal as në luftë, as në paqe, duke qëndruar gjithmonë besnik ndaj idealeve të lirisë dhe të pavarësisë.
“Por, fatkeqësisht, ai u vra në një kohë kur Kosova kishte nevojë për njerëz si ai – për ndërtimin e shtetit dhe forcimin e demokracisë”.
“Liria për të cilën ai luftoi nuk mund të jetë e plotë pa drejtësi, ndaj është e domosdoshme që autorët të zbulohen dhe të vihen para drejtësisë”.
“Smajl Hajdaraj do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si simbol i qëndresës dhe sakrificës. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, ka thënë Osmani./Arbresh.info/
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës