Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar përvjetorin e heroit të shqiptarëve, strategut luftarak e projektuesit të parë të shtetit europian të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti.
Osmani përkujton Gjergj Kastriotin si, njeriu që orientimin perëndimor të shqiptarëve e kultivoi në vendosmërinë për ta ruajtur e mbrojtur atdheun e vet.
Përkujtimi i plotë:
Sot kujtojmë përvjetorin e vdekjes së heroit të shqiptarëve, strategut luftarak e projektuesit të parë të shtetit europian të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit, njeriut që orientimin perëndimor të shqiptarëve e kultivoi në vendosmërinë për ta ruajtur e mbrojtur atdheun e vet e për të krijuar aleanca të fuqishme me perëndimin.
I përjetësuar në qindra vepra arti, ai e njohu për të gjallë madhështinë e të bëmave të veta, jehona e së cilave u rrit me kalimin e kohës, duke u shndërruar në busullë orientuese për ne.
Lavdi, Gjergj Kastrioti!/Arbresh.info/
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...