Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin e kombit, Sali Çekajn, i cili ra dëshmor në Betejën e Koshares.
Osmani tha se Çekaj ishte një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i shquar për trimëri, besnikëri, bujari dhe dashuri të pakushtëzuar për atdheun.
“Bashkë me Agim Ramadanin dhe bashkëluftëtarët tjerë, u shqua si strateg i vendosur dhe udhëheqës i guximshëm në frontin e luftës”.
“Heroi Sali Çekaj u përkujtua sot me një akademi përkujtimore të mbajtur nën patronatin e Presidentes Vjosa Osmani”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, e para e shtetit u shpreh se me dëshmorët që ranë heroikisht dhe luftëtarët trima që me gjak e shkruajtën historinë, do të jenë përjetësisht krenarë.
Ky është çmimi i naftës për sot
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...