Osmani kujton dy vjetorin e transformimit të FSK-së në Ushtri të shtetit të Kosovës

19:35 | 14 Dhjetor 2020

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar dy vjetorin e transformimit të FSK-së në ushtri të shtetit të Kosovës.

Osmani, ka thënë se vota për formimin e ushtrisë së Kosovës, do të mbetet e shënuar në histori, shkruan arbresh.info.

“Dy vite më parë, Kuvendi i Kosovës, me 106 vota pro miratoi ndryshimet e nevojshme ligjore që hapën rrugën për transformimin e FSK-së në Ushtri të shtetit të Kosovës dhe themeluan Ministrinë tonë të mbrojtjes. Kjo votë, do të mbetet e shënuar në historinë e re të Republikës sonë si ndër momentet kulminante të përpjekjeve tona të përbashkëta për fuqizim të shtetësisë, mbrojtje të sovranitetit dhe konfirmim të aspiratave tona për anëtarësim në NATO”, ka shkruar Osmani në Facebook./arbresh.info/

Statusi i plotë:

Dy vite më parë, Kuvendi i Kosovës, me 106 vota pro miratoi ndryshimet e nevojshme ligjore që hapën rrugën për transformimin e FSK-së në Ushtri të shtetit të Kosovës dhe themeluan Ministrinë tonë të mbrojtjes.

Kjo votë, do të mbetet e shënuar në historinë e re të Republikës sonë si ndër momentet kulminante të përpjekjeve tona të përbashkëta për fuqizim të shtetësisë, mbrojtje të sovranitetit dhe konfirmim të aspiratave tona për anëtarësim në NATO.

Djemtë e vajzat tona në FSK, po vazhdojnë të na bëjnë krenar dhe ta mbajnë Kosovën në piedestalin më të lartë duke lartësuar flamurin tonë e Ushtrinë tonë të përbashkët. Është detyrë e jona kombëtare që të kontribuojmë në fuqizimin e mëtejmë të ushtrisë sonë, në mënyrë që në bashkëpunim me miqtë e partnerët tanë strategjik, ta shohim atë si ndër ushtritë më të sukseshshme që kontribuojnë në paqe e siguri në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën në mënyrë që ne sot të gëzojmë Ushtrinë e Republikës së Kosovës.
Foto nga arkivi.

 

Lajmet më të lexuara