Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një konference për media, foli rreth seancës konstituive të Kuvendit, e cila është caktuar më 15 prill.
Osmani theksoi se është më rëndësi që të realizohet sa më parë që të jetë e mundur brenda afateve kushtetuese që të ketë konstituim të kuvendit si hap i parë.
“Jam besim plotë që institucionet përkatëse në këtë rast deputetët e Kuvendit të Kosovës do bëjnë çmos që kjo të jetë një seancë e suksesshme, është më rëndësi për qytetarët e Kosovës, por ju po i shihni zhvillimet politike nuk është që globi na pret neve, kështu që është me rëndësi që sa më parë që të jetë e mundur por gjithsesi brenda afateve kushtetuese të kemi së pari konstituimin e kuvendit që është hap i parë, dhe pastaj Qeverinë e Republikës së Kosovës që të ketë një kuvend funksional që e kryen edhe punën mbikqyrëse në raport me qeverinë sepse Kosova ka shumë punë për të bërë, prandaj dua ti uroj suksese deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët janë te vetmit që kanë të drejtë vote atë ditë pas betimit që konstituimi të jetë i suksesshëm”, tha Osmani.
Kujtojmë se gjatë kësaj seance zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, dhe deputetët e rinj bëjnë betimin./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...