Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetaren e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve, Sheikha Latifa bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum
Takimi zuri vend në Emiratet e Bashkuara Arabe, atje ku po mbahet Samiti botëror për qeverisje.
“Një pasdite në shoqërinë e grave lidere, me nikoqire lartmadhërinë e saj, Sheikha Latifa bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve.
Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë më shumë sesa miqësi: kanë hapësirë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi edhe në në kulturë, krijimtari, art dhe inovacion”, u shpreh presidentja.
Kjo është një nga shumë takimet që Osmani ka zhvilluar në EBA, me të arritur për samit./Arbresh.info
Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbete...
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...