Kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar si hap pozitiv dhe në drejtim të duhur për Kosovën, kërkesën e presidentes Vjosa Osmani, e cila kërkoi ndihmën e SHBA për draftin e Asociacionit për komunat me shumicë serbe.
Në një konferencë për mediat, Rama u shpreh se drafti duhet të jetë brenda kornizave kushtetuese të Republikës së Kosovës.
“Prandaj jam këtu sot dhe më vjen mirë që tani këtë e kërkon edhe Kosova, KFOR-in në veri. NUk kam dëgjuar që mos ta ketë refuzuar Serbia. Këtë e kërkon situata sot. Po të ishte bërë më parë, të gjitha kjëto nuk do kishin ndodhur. Pak vonë sipas meje, por më mirë pak vonë sesa kurrë. Më vjen mirë që presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar ndihmën e SHBA për draftin e Aossacionit,. Kërkesa e presidentes Osmani është pozitive dhe është një hap në drejtimin e duhur nga ana e Kosovës. Një draft brenda kornizës kushtetuese duhet të vihet në tryezë një orë e më parë. Drafti të poëmbushë kërkesën legjitime që ka procesi i dialogut, bazuar në një marrëveshje të nënshkruar mes qeverisë së Kosovës dhe Serbisë, dhe e përsëris, të përmbushë nevojën që të jetë brenda kornizave kushtetuese të Kosovës.
Kosova sot, do ta kërkojë me këmbëngulje dialogun, duhet ta synojë me të gjitha energjinë, përfundimin me sukes të dialogut, plani franko-gjerman është ende në tryezë”, theksoi ai./abcnews.al
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën