Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në një vizitë punë presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok, së bashku me Zonjën e Parë, Zsuzsanna Nagy.
Osmani theksoi se kjo është vizita e parë në Kosovë e presidentit Sulyok, shkruan Arbresh.info.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka përsëritur se mbështetja e Hungarisë për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, është thelbësore.
Postimi i plotë:
Sot për herë të parë, qëndroi për vizitë pune në Kosovë, Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok, së bashku me Zonjën e Parë, Zsuzsanna Nagy. Së bashku me Prindonin i mirëpritëm në Presidencë dhe shprehëm synimin që bashkëpunimi mes dy vendeve tona të rritet në çdo drejtim.
Në takimin bilateral me Presidentin Sulyok përsërita se mbështetja e Hungarisë për heqjen e masave të padrejta të BE-së, është thelbësore. Integrimi euro-atlantik i vendit tonë është në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, të rajonit dhe të gjithë kontinentit evropian./Arbresh.info
Vendosja e laurave në vendkalimet e hekurudhës, e domosdoshm...
Trump për CBS: Lufta me Iranin drejt përfundimit
Garcia para ndeshjes me Newcastle: Jemi të përqendruar te lo...
Vendimi i Kushtetueses, Qeveria: Presim që përfundimtari të ...
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Bisedë telefonike Hoxha-Al Sabah, Shqipëria mbështet Kuvajti...