Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka diskutuar për të ardhmen e Kosovës në një vizitë zyrtare në Gjermani.
Presidentja në një bashkëbisedim me ambasadorin Wolfgang Ischinger, ka fajësuar Serbinë për mos stabilitet në rajon, shkruan arbresh.info
Ndër të tjera Osmani tha se ka vetëm një zgjidhje për paqe dhe stabilitet në rajon, dhe kjo është njohja e Kosovës nga Serbia.
Tutje ajo fajësoi disa akterë të cilët përpiqen ta faturojnë Kosovën si mos bashkëpunuese në dialogun me Serbinë, por që kjo nuk është e vërtetë, pasiqë Serbia është ajo që nuk kontribuon në ecurinë e dialogut.
“Kosova gjithmonë ka kontribuar, derisa Serbia nuk ka bërë asnjë propozim, bashkëpunimi ynë shihet çdo ditë, diçka që duhet të zgjidhet urgjentisht në dialog është çështja e të pagjeturve”.
Osmani po ashtu tha se Serbia nuk duhet të paraqitet kinse janë pro evropianë, përderisa nuk janë.
“Kemi pasur ushtrime ushtarake, të gjitha shtetet bashkëpunuan përfshirë Greqinë, por ka vetëm një shtet që nuk ka pranuar të jetë pjesë e organizimit, dhe ajo është Serbia, përderisa në të njëjtën ditë Serbia organizoi ushtrime me Rusinë në Bjellorusi”, përfundoi Osmani. / arbresh.info/
Lexo edhe:
Osmani: Mbështesim Procesin e Berlinit, por ideja e “Open Balkan” është e rrezikshme
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...