Gjatë vizitës zyrtare në Lituani, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu do të takojë përfaqësues të lartë shtetëror ku do të diskutohet forcimi i partneritetit ndërshtetëror dhe përgjigja e përbashkët kundrejt situatës politike dhe të sigurisë në Evropë.
Sipas njoftimit të zyrës për media të Presidentes, e para e shtetiti gjatë kësaj vizite do të pritet nga homologu i saj Gitanas Nausėda, ku do të diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe bashkërendimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë.
Presidentja gjithashtu do të takojë Kryeministren e vendit, Ingrida Šimonytė si dhe Kryetaren e Kuvendit të Lituanisë, Viktorija Čmilytė-Nielsen.
E shoqëruar nga Ministrja e Brendshme Agnė Bilotaitė, Presidentja Osmani do ta vizitojë qendrën e regjistrimit për refugjatë të luftës nga Ukraina dhe më pas do t’i drejtohet një grupi akademikësh e studentësh në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike për të folur mbi mbrojtjen e demokracisë./arbresh.info/
Begaj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut: Të lihen pas re...
Trump për Iranin: Ndonjëherë duhet përdorur forcë
Parashikimi i motit për sot
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...