Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi.
Sipas njoftimit, ata konfirmuan raportet e shkëlqyera midis dy shteteve, të cilat këtë vit shënojnë 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, shrkuan Arbresh.info.
“Në takim me ambasadorin Mizuuchi, Presidentja Osmani tha se Japonia mbetet një partnere e Kosovës dhe mbështetëse e vazhdueshme, teksa falënderoi ambasadorin Mizuuchi për projektet e shumta, të cilat Japonia po i realizon në Kosovë përmes Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA).”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Osmani potencoi përkushtimin e Kosovës në rrugëtimin euroatlantik, duke theksuar domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, por edhe të afirmimit ndërkombëtarë të saj.
Me ambasadorin Mizuuchi, presidentja diskutoi edhe për një sërë çështjesh në fushën e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetëm të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe çështje tjera me rëndësi të interesit të përbashkët.
Të dy bashkëbiseduesit shtruan nevojën e thellimit të raporteve bilaterale dhe intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, edukimit, dhe shëndetësisë./Arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...