Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen për ndarjen nga jeta të Isuf Dedushajt.
Osmani në Facebook ajo tha se Dedushaj do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shëndetësisë dhe edukimit mjekësor në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Isuf Dedushaj, një prej personaliteteve më të shquara në fushën e epidemiologjisë, shkencës dhe sferës akademike. Ai do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shëndetësisë dhe edukimit mjekësor në Kosovë. Me një karrierë të pasur akademike dhe shkencore, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme si mjek, epidemiolog dhe profesor universitar. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Isuf Dedushajn!”, tha Osmani./Arbresh.info/
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit