Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim disa nxënës të cilët janë pjesë e BONEVET. Me këtë rast ajo ka thënë se investimi në edukimin e hershëm dhe në inovacion e teknologji, është çelës për zhvillimin e potencialit dhe talentit të tyre.
Osmani tha se këta fëmijë ia konfirmuan se bashkëjetesa me teknologjinë tashmë është e pashmangshme.
Ky është statusi i saj i plotë:
Sot, në Ditën Botërore të Kreativitetit dhe Inovacionit kalova një pasdite të këndshme me Edrin, Lyren, Amaren, Ardin, Riga, Diten, Ninen, Rronin, Zanen, Morean – fëmijët e talentuar nga BONEVET.
Për ca çaste, ata mjeshtërisht na rikthyen në botën e fëmijërisë. Teksa i shihnim se si përmes robotikës gjallërohej imagjinata e tyre dhe kur programonin rrugën e duhur në menyrë që të shmangin pengesat në lojë dhe të përfundojnë sfidat me sukses, e përjetuam bashkë me ta një emocion të veçantë të lirisë, ashtu siç mundet njeriu ta përjetojë vetëm gjatë fëmijërisë.
Ajo botë e pastër, ai shpirt kreativ, ai kuriozitet i jashtëzakonshëm e ngazëllim, duhet kultivuar dhe mbështetur, e këtë po e bëjnë jashtëzakonisht mirë mentorët e BONEVET. Sot këta fëmijë na konfirmuan se bashkëjetesa me teknologjinë tashmë është e pashmangshme, dhe se investimi në edukimin e hershëm dhe në inovacion e teknologji, është çelës për zhvillimin e potencialit dhe talentit të tyre.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...