10:32 |
11 Shtator 2025
A Z
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka sqaruar deklaratën e saj që ngjalli reagime duke theksuar se nuk ka thënë se gazetarët janë objekt hetimi nga institucionet e sigurisë, por se hetimet lidhen me rastin e Millan Radoiçiqit, dhe në kuadër të tyre janë përfshirë edhe persona të tjerë.
Osmani përmes një konference për media ka thënë se: “Nuk kam thënë që janë hetuar gazetarët, por institucionet kanë hetuar Radoiçiqin. E në kuadër të kësaj, dalin edhe të tjerët. Ata e dinë kush janë, ‘kush e ka mizën pas veshit’ ”.
Presidentja shtoi se nuk ka përmendur emra konkretë për të mos penguar hetimet në zhvillim dhe theksoi se është në kompetencë të institucioneve të sigurisë të përcaktojnë se kush është subjekt i hetimeve.
“Unë nuk ua determinoj institucioneve të sigurisë hetimet dhe nuk mund të dal me emra sepse do t’i pengoja ato. Por ata që e kanë mizën pas veshit, e dinë që e kanë. Në momentin që institucionet e sigurisë më thonë që nuk pengohet hetimi nëse unë i them emrat, do ta bëja. Po them që do të shokoheshit po t’i dinit emrat”, u shpreh Osmani. /Telegrafi/