Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni të Veriut, në një ceremoni të mbajtur në Ambasadën e Kosovës në Shkup i ka dhuruar një kontigjent librash Bibliotekës shqipe të Manastirit, e cila është në themelim e sipër.
Osmani ka përgëzuar nismëtaren Emira Selimi për punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm për hapjen e bibliotekës së parë të gjuhës shqipe në qytetin e Manastirit.
Tutje, Presidentja ka potencuar se kjo iniciativë studentore nuk do të mund të ndodhte në ndonjë qytet më adekuat se ai i Manastirit, aty ku edhe buron alfabeti jonë i njësuar dhe gjuha jonë e unifikuar”.
“Është gjithashtu inkurajuese që kjo iniciativë është ndërmarrë nga një vajzë, dhe besoj fort se si plot iniciativa tjera frymëzuese nga gratë dhe vajzat, impakti i saj do të jetë jashtëzakonisht i madh. Përfitimet e kësaj biblioteke janë afatgjate dhe do të shkojnë përtej brezave”, ka theksuar Presidentja në ceremoninë e dorëzimit të librave studentes Emira Selimi.
Në fjalën e saj, Emira Selimi i shprehu mirënjohjen e përzemërt Presidentes Osmani për dorëzimin e librave./Arbresh.info/



Modriç për Mourinho: Nuk kursente askënd, kritikat e tij për...
Dëshmitë rënqethëse të tragjedisë në Zvicër/ I mbijetuari: J...
Përplasën për vdekje një 80-vjeçar me makinë dhe u larguan n...
Tragjedia me 47 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë...
Video/ Tragjedia me 47 viktima në Crans-Montana, momenti kur...
Vuçiq: Pikat kyç të marrëveshjes për shitjen e NIS-it te MOL...