Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani thotë se kryeministri Ramush Haradinaj sot ka votuar marrëveshjen me Malin e Zi, për të cilën dikur akuzonte për tradhti.
Nëpërmjet Facebook, Osmani ka publikuar dy fotografi, nëpërmjet të cilave, sipas saj, shihen reagimet e ndryshme të Haradinajt për marrëveshjen e gushtit të vitit 2015. Në atë kohë Haradinaj ishte në opozitë. Haradinaj thotë se demarkacioni me Malin e Zi i humb territor Kosovës.
Dy fotografi – E njëjta marrëveshje
A është e mundur që e gjithë ajo vëmendje sot ishte te reagimi “kuku, kuku” i Kryeministrit, e jo te fjalët që i tha përderisa ngriste dorën për të votuar PËR: “Miratohet/Aprovohet Marrëveshja për Shënjimin e Kufirit në mes të Kosovës e Malit të Zi”.
Po, po: ështe po e njëjta marrëveshje e vitit 2015. Asnjë pikë, asnjë presje s’ka ndryshuar. Po e njëjta marrëveshje nëpërmjet së cilës dhuna dhe akuzat për tradhti ishin bërë përditshmëri. Po të njëjtën, sot e votoi Kryeministri dhe kabineti i tij qeveritar.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...