Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot gratë e Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke i uruar dhe nderuar për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.
Në një postim në Facebook, Osmani i ka cilësuar gratë e Shërbimit Korrektues të forta, të përkushtuara dhe të palëkundura në misionin e tyre për drejtësi.
“Me gratë e Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilat janë të forta, të përkushtuara dhe të palëkundura në misionin e tyre për drejtësi. Në një profesion sfidues, ato dëshmojnë çdo ditë se forca, profesionalizmi dhe dinjiteti nuk kanë gjini. Këto gra janë dëshmi se ndryshimi vjen kur guxojmë, veprojmë dhe mbështesim njëra-tjetrën. Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë që me punën dhe përkushtimin e tyre e bëjnë shoqërinë më të drejtë!”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...