Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për shqetësimet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut sa i përket të drejtave të fituara me Marrëveshjen e Ohrit.
Osmani tha se i siguron të gjithë se do të bëjnë çmos që mos të bëhet asnjë hap prapa, por vetëm përpara.
“Shqiptarët janë popull konstituiv në Maqedoninë e Veriut me kontribut determinues në demokratizimin dhe integrimin euroatlantik të vendit. Prandaj çdo përpjekje për të minuar të drejtat e tyre do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur nga shqiptarët gjithandej”, tha Osmani.
Presidentja tha se koordinimi i vazhdueshëm mes Kosovës dhe Shqipërisë në veçanti për çështjet politikes së jashtme dhe sigurisë, por mbi të gjitha për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve dhe kudo tjetër që jetojnë ata, është vendimtar për suksesin tonë dhe për ecjen përpara drejt familjes euroatlantike aty ku e keni vendin dhe e meritojmë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Osmani: Përfaqësimi i vendit tim, nderi më i madh i jetës sime
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...
Haxhiu falënderon mërgatën që u regjistrua për të votuar: Më...