Presidentja Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen e 43-të.
E në këtë ditë feste në shtëpinë e saj, nuk mungoi urimi i përzemërt i bashkëshortit, Zotëriut të Parë, Prindon Sadriut.
Sadriu, përmes urimit në Facebook falënderon Osmanin jo vetëm si nënë dhe bashkëshorte të jashtëzakonshme, por edhe si grua që me forcën, guximin dhe dashurinë, që sipas tij ka frymëzuar dhe vazhdon të frymëzojë shumë gra e vajza kudo në botë.
“Në këtë ditë të veçantë, Dua, Anda dhe unë të falënderojmë nga zemra – jo vetëm si bashkëshorte e nënë të jashtëzakonshme, por edhe si grua që me forcën, guximin dhe dashurinë ke frymëzuar dhe vazhdon të frymëzojë shumë gra e vajza kudo në botë. Me shembullin tënd, shumë vajza guxojnë të ëndërrojnë më lart. Gëzuar ditëlindjen! Urojmë që kjo ditë të të sjellë po aq gëzim sa sjell ti në jetën tonë. Të duam shumë!”, ka shkruar Sadriu.
Parashikimi i motit për të enjten
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...