Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim senatoren Jeanne Shaheen dhe senatorin Peter Welch.
Gjatë takimit Osmani ka falënderuar senatorët për përkrahjen dhe ndihmën ndaj Kosovës.
“Dua t’ju falënderoj senatorë për përkrahjen dhe ndihmën ndaj nesh. Në aktin terrorist të orkestruar dhe mbështetur nga Serbia, bashkë me miqtë po ndërmerr hapa kundër kësaj. Serbia duke shërbyer si satelit i Rusisë dëshiron ta destabilizoj krejt Ballkanin. Jo që nuk i arreston por i mbështet bllanko grupet terroriste”, u shpreh Osmani.
Tutje presidentja shtoi se Serbia duhet t’i dorëzojë terroristë, duke shtuar se do të kërkojnë drejtësi për heroin, i cili mbeti i vrarë në sulmin terrorist të 24 shtatorit, Afrim Bunjaku.
“ Serbia të dorëzoj terroristët dhe garancat të mbrohen kufijtë. Paqe dhe stabilitet për të gjithë qytetarët tanë pa dallim etnie. Ne do të kërkojmë drejtësi për heroin tonë Afrim Bunjaku. Do t’i mbrojmë aleancat tona e në veçanti atë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi ajo./Arbresh.info/
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...