Google ADS

Osmani: Faktet janë të pamohueshme, këto grupe terroriste janë financuar nga Serbia

22:42 | 23 Tetor 2023
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ripërsëriti se Serbia priste që më 24 shtator Kosova të bëhej si Krime.

Mirëpo siç tha Osmani, u zunë në befasi nga Policia e Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Sa i përket deklaratës së kryeministres serbe, Ana Brnabiq gajtë këtij takimi, Osmani tha se Serbia përpiqet që ta shndërrojnë agresorin në viktimë të agresionit.

Ndërkaq, lidhur me mohimin e rolit të Serbisë në sulmin e 24 shtatorit në Bansjkë, Osmani tha se faktet janë të pamohueshme.

Ajo tha se grupi terrorist është financuar, trajnuar dhe armatosur e strehuar nga Serbia.

“Faktet janë të pamohueshme, provat e tregojnë të kundërtën. Këto grupe terroriste, paramilitare janë financuar, trajnuar, armatosur dhe strehuar nga një burim: Republika e Serbisë.” , tha ajo.

“Financimi i këtyre organizatave terroriste të quajtura “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” kanë ardhur nga institucionet shtetërore të Serbisë. Ata në fakt nuk e mbështetin këtë, ata e caktojnë edhe pse janë struktura kriminale për të funskionuar në Republikën e Kosovës dhe më pas u japin paga mujore.”

“Para sulmit terrorist të 24 shtatorit këto grupe ishin të përfshira në kërcënime dhe frikësime të serbëve që jetojnë në Kosovë, prit, këto grupe ishin të përfshira në sulmin e ushtarëve të KFOR-it, janë paguar, janë financuar nga Serbia për t’i sulmuar serbët e Kosovës”

Ajo ka përmendur edhe provat në të cilat shihen trajnimet e grupit terrorist në territorin e Serbisë.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se armët e konfiskuara vetëm më 24 shtator, ishin sa për 400 persona dhe të gjitah ishin armë ushtarake e qe prodhohen në Serbi.

“Disa janë konfiskuar dy ditë pas sulmit dhe disa ditë më vonë dhe këtu kemi pasur armë që kanë ardhur me targa falso të NATO-s që serbët i kanë vendosur në veturat, përfshirë edhe uniforma e gjelbërta”, tha presidentja Osmani.

Mes të tjerash, si dëshmi për përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist në Banjskë përmedni edhe mbështetjen politike dhe strehimin e terroristëve në Serbi.

“Radojiçiqi, lideri i grupit  terrorist që haptazi e ka pranuar që ka qenë krye të këtij sulmi, ka qenë një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të presidentit të Serbisë.”, tha Osmani.

Presidentja Osmani foli edhe për shpalljen e zisë në Serbi për terroristët e sulmit në Bansjkë./Arbresh.info/

Të ngjashme