Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, ka theksuar se siguria e Evropës është ngushtë e lidhur me sigurinë e Ballkanit Perëndimor.
Osmani u shpreh se Evropa duhet të fokusohet më shumë në Ballkanin Perëndimor, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë.
“Në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë, në tryezën me liderë evropianë të fokusuar në temën e sigurisë, theksova se siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Prandaj, Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë”, tha ai./Arbresh.info
Osmani i gëzohet dërgimit të FSK-së në Gaza
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...