Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs kanë mbajtur konferencë për media.
Osmani para mediave tha se Letonia është një partnere e fuqishme e Kosovës, raporton Arbresh.info.
Ajo theksoi se Letonia ka përkrahur anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Sot kam kënaqsinë të ju uroj mirëserardhje në vendin tonë vlerësoheni si një mbështetëse i palëkundur në rrugtimin tonë euroantlantik. Letonia sot është një partnere e fuqishme e Kosovës ku keni përkrahur anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.”, u shpreh ajo.
Osmani tha se Kosova mbetet një partner i përkushtuar në sigurinë globale.
“Letonia e kupton më së miri pozicionin tonë dhe ku kufizohemi me shtete fqinje armiqsore. Edhe roli i Letonisë është i një rëndësie të veçantë. Kosova ka nevojë për kampion si ju, e ardhmja e Kosovës mbetet parakusht për një Evropë të lirë dhe në paqe. Në Kosovë gjeni edhe nivelin më të lartë të besimit karshi të BE dhe është koha të largohen masat e BE-së. Në dritë të zhvillimeve gjeopolitike siguria rajonale mbetet jetike. Ne ju jemi thellësisht mirënjohës çdo ushtari që ka shërbyer dhe vazhdon të shërbej në Kosovë. Shteti i Kosovës mbetet një partner i përkushtuar në sigurinë globale. Kosova dhe Lituania ndajnë një vizion të përbashkët.”, ka thënë ajo./Arbresh.info/
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...