Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 26 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.
Osmani ka thënë se Epopeja e Dukagjinit është një nga kapitujt më heroik të luftës për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell Arbresh.info.
“26-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë sulmuan Gllogjanin, teksa u përballën me rezistencë të pashoqe të familjes Haradinaj. Dëshmorët Himë Haradinaj, Gazmend dhe Agron Mehmetaj në këtë ditë e fituan përjetësinë, duke u bërë heronjtë tanë të përhershëm”, ka thënë Osmani.
“Kjo Epope përkon me fillimin e bombardimeve të NATO-s, kundrejt caqeve të regjimit gjenocidal të Serbisë dhe është dëshmi se për lirinë tonë dhanë kontribut të madh edhe aleatët tanë. Nderim përjetë për të gjithë heronjtë e UÇK-së, sikurse edhe për aleatët tanë të palëkundur që na qëndruan përkrah në përmbushjen e ëndrrës sonë për liri e shtet”, tha Osmani, njofton Presidenca./Arbresh.info
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...