Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës franceze për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Francës, zhvillimet e fundit si dhe anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike, shkruan Arbresh.info.
Gjatë takimit, Osmani përshëndeti hapjen e Institutit francez në Prishtinë, duke theksuar rëndësinë vitale të këtij instituti në forcimin e lidhjeve midis dy vendeve, përmes promovimit të vlerave të përbashkëta dhe thellimit të mirëkuptimit të ndërsjellë nëpërmjet gjuhës dhe kulturës.
Më tej, u diskutua për zhvillimet në fushën e sigurisë, ku Presidentja shprehu përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm me Francën.
Presidentja Osmani dhe Troccaz biseduan edhe për përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në institucionet euroatlantike, ku theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Francës./Arbresh.info/
Vuçiq vazhdon të mohojë gjenocidin: Është term juridiko-poli...
Asambleja franceze miraton projektligjin për ndalimin e rrje...
“Ku i ki djemtë në UÇK?”, dëshmitari thotë se u ndalua në ko...
Qeveria në detyrë miraton vendime për 18-vjetorin e Pavarësi...
Arrestimi i zyrtarëve komunalë, Rama ofron bashkëpunim të pl...
Haxhiu kërkon që të hetohet edhe kreu i KQZ-së e deri te çdo...