Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti janë përfshirë në një përplasje të ashpër verbale, e cila ka nxitur reagime edhe brenda partisë së Hotit, Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo pasi Osmani në një konferencë për media e cilësoi Hotin si “njeriun më jorelevant”n, duke komentuar kritikat e tij ndaj qeverisë dhe duke theksuar se pretendimet për moszbatim të marrëveshjeve nga ana e Kosovës vijnë vetëm nga Serbia.
Reagimi i saj ngjalli kundërpërgjigje të menjëhershme nga vet Hoti, i cili e akuzoi Osmanin se po e përfundon mandatin pa asnjë kontribut konkret për shtetin.
Ai e quajti periudhën e saj presidenciale si “pesë vite demagogji dhe mashtrime”.
“Pesë vite në shërbim të agjendës shtetrrënuese të bashkë-mashtruesit. Kjo e ka hallin se do të mbetet në histori si mashtruesja më e madhe e elektoratit djathtist të LDK-së,” shkroi Hoti.
Polemika u pasua edhe me një reagim nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila në mbrojtje të kolegut të saj shkroi “Irelevant? I don’t think so”, duke publikuar një fotografi të Hotit me ish-presidentin amerikan Donald Trump gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë./Arbresh.info/
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...