Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar sërish pas nënshkrimit të marrëveshjes sot në Davos krahas Presidentit amerikan, Donald Trump, që Kosova të bëhet pjesë e Bordit të Paqes, duke thënë se kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt.
Osmani ka deklaruar se kjo marrëveshje do t’i dërgohet Kuvenditt ë Kosovës për ratifikim për të marrë miratimin final, shkruan Arbresh.info.
E para e vendit ka thënë se Kosova është anëtare themeluese, e barabartë dhe me të drejta të plota, teksa ka falenderuar Trump për ftesën.
Ajo e e ka cilësuar si historike këtë marrëveshje
“Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati ynë strategjik, fuqizon sovranitetin tonë, pozicionin tonë ndërkombëtar, si dhe është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës. Prandaj, kjo marrëveshje historike do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, për të marrë miratimin final të përfaqësuesve të popullit.Faleminderit Presidentit Trump për lidershipin e tij dhe për ftesën që ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në këtë moment historik. Kosova do të jetë në shërbim te paqes, sot e përherë!”, ka shkruar Osmani.
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...
Sllovakia në epërsi ndaj Kosovës
Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria sonte kanë zemrat e gjithë komb...
Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr
Trump paralajmëron Iranin që të bëhet serioz për bisedimet p...
Dy krerët e federatave të futbollit takohen para ndeshjes Sl...