Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Studenicës dhe atë të Llashticës ku forcat serbe 25 vjet më parë, me qëllim shfarosjen dhe spastrimin etnik, vranë gra, pleq e fëmijë.
“25 vite më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, në një nga ofansivat e tyre për shfarosjen e shqiptarëve dhe spastrimin etnik masakruan 6 të moshuar dhe 4 vajza të mitura të moshës 12-15 vjeçe, të familjeve Lipaj – Zeqiraj në Studenicë të Istogut. Barbaria e regjimit kriminal nuk njohu moshë, prandaj drejtësia është e domosdoshme dhe nuk do të ndalojmë asnjëherë në kërkim të saj”, ka shkruar Osmani.
Të njëjtën ditë, sipas saj, më 13 prill 1999 “makineria vrastare e Serbisë në Llashticë të Gjilanit, pushkatoi e më pas dogji 13 shqiptarë, ndër të cilët edhe Fisnik Shabanin, 2 vjeçar”.
“Drejtësia për ta është angazhim i pareshtur i yni. Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, ka shkruar presidentja Osmani në rrjetin shoqëror “Facebook”./rtk
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....
Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim p...