Me 28 dhe 29 shkurt në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë do të mbahet Samiti Evropian Juglindorë për Ukrainën.
Në këtë Samit, ku do të marrin pjesë zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Juglindore ndërsa pjesëmarrëse do të jetë edhe Kosova, të cilën do ta përfaqësoj presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.
“Presidentja Osmani do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë, i cili do te mbahet në Tiranë më 28 shkurt”, ka thënë Kupina.
Ndryshe, sot pritet të arrijë në Tiranë për herë të parë kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ai do të pritet nga krerët më të lartë shtetëror./Arbresh.info
Lexo edhe:
Zelensky arrin sot në Tiranë, merr pjesë në Samitin për Ukrainë
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s