Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u shpreh e lumtur me suksesin e radhës të xhudistes Distria Krasniqi, që u shpall e artë në Grand Prix të Portugalisë.
Osmani, mes lëvdatash, thotë se Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria.
“Disi jonë fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Portugalisë. Krenare që sportistët tanë vazhdimisht po demonstrojnë formë fantastike në gara ndërkombëtare, duke e nderuar veten dhe shtetin. Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria! I lumtë që me sukseset e saj prej kohësh është bërë ikona e Kosovës së sotme!”, ka shkruar presidentja Osmani./arbresh.info/

Begaj takim me akademikë nga Shqipëria dhe Kosova: Rol thelb...
LDK: Deri në këto momente s’kemi marrëveshje me VV-në, kemi ...
Hoti merr vendim për themelimin e katër komisioneve
Tragjike: Humb jetën një 10-vjeçar në Tetovë, ra nga ballkon...
Kryediplomati kroat: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë më 1999 sh...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte arrin në Shkup