Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar pas takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Granada të Spanjës.
Me anë të një postimi në X, Osmani tha se me homologun e saj kanë diskutuar zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë duke shtuar se kanë ndarë vendosshmërinë për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm, përcjell Arbresh.info.
“Një diskutim i rëndësishëm me presidentin francez, Emmanuel Mcron mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë dhe angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm.”, ka shkruar Osmani.
Në këtë takim është theksuar rëndësia e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për aktin e saj të agresionit kundër Kosovës./Arbresh.info/
An important discussion with French President @EmmanuelMacron on recent security developments in Kosovo and our shared commitment for enduring peace & stability.
Stressed the importance of holding Serbia accountable for its act of aggression against our Republic. pic.twitter.com/GOMfQu2AtW
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 5, 2023
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar