Presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, kanë arritur në ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ata janë duke vizituar ekspozimin e armëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Sot institucioni i sigurisë ka hapur dyert për qytetarët, në mënyrë që të shohin pajisjet ushtarake.
“Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes./rtk
Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...