Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në SHBA, është takuar me kongresistin Ritchie Torres me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.
“Në Nju York kishim një diskutim përmbajtjesor me Kongresistin Ritchie Torres për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon. Mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën dhe për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara. Faleminderit mërgatës sonë për organizimin dhe që vazhdon të luajë rol kyç në kultivimin dhe fuqizimin e vazhdueshëm të kësaj aleance”, ka shkruar Osmani në ‘Facebook’./Arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...