Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifin.
E para e vendit konsultimet me përfaqësuesit e partive që kanë ulëse në Kuvendin e Kosovës është duke i vazhduar tashmë për të tretën ditë me radhë.
Përpos Arifit, Osmani gjatë ditës është takuar edhe me deputetin nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha.
Osmani dje ka mbajtur takime konsultative me liderët e partive Guxo, Alternativa, ZSP, KDTP, IRDK, SDS, JGS, PREBK, NDS dhe Koalicionit VAKAT.
Po ashtu, ajo i ka pritur edhe liderët e partive më të mëdha në vend, me të cilët ka diskutuar për gjetjen e një zgjidhjeje për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Punëtorët e sigurimit fizik në UP nisin grevën
Mot i paqëndrueshëm në Kosovë
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita